...
Një borxh prej më pak se 20 mijë eurosh ka acaruar marrdhëniet mes 26-vjeçarit shqiptar, Briken Ndreca dhe kalabrezit Alessandro Mazzotta.
Ky episod domethënës përshtatet në një tablo më të gjerë, që pasqyron depërtimin e ‘Ndranghetës kalabreze në kryeqytetin italian, në Romë.
Mediat italiane kanë publikuar debatin e plotë që të dy kanë zhvilluar në telefon falë disa përgjimeve të regjistruara nga Policia italiane.
Në vazhdim të bisedës së tyre, shqiptari është dukshëm i acaruar nga kalabrezi, i cili ishte zhdukur pas arrestimit të të vëllait dhe nuk hapte telefonin.
Ndreca:… e kush je ti Totò Riina? Paske aq shumë punë për të bërë sa nuk më përgjigjesh dot? Kur do të vish të më vizitosh, ë? Nuk keni zgjidhur gjë?
Mazzotta: Do ta dërgoj sonte!
Ndreca: Mos më thuaj kështu se nuk të besoj më… Dëgjo me kujdes, po të them… ke problem të madh me mua… nuk ke pasur asnjë problem në jetë… të betohem.. Të betohem… mbaji mend mirë këto fjalë… Qesh, qesh, por do e shohim kush do të qeshë në fund. Nuk më përgjigjesh kurrë… çfarë mutin që je…shko tek babai. Dua të flas më babanë tënd. As nuk dua të të shoh, je mut burrë…
Në mbrëmje, shqiptari më në fund merr telefonatën e shumëpritur nga babai i Mazzottës, Domenico (Mimmo) e ka telefonuar shqiptarin përmes “Instagramit”. Por nga sa zbuloi hetimi, situata nuk përmirësohet aspak dhe përplasja mes Briken dhe Mazzotta-s vijon edhe më 9 prill 2020, ku sërish shqiptari bisedon sërish me Manuele Mazzotta-n.
Mazzota:…çdo gjë është në rregull, unë dola dje…… mirë, e shoh që je në gjendje të mirë… si shkoi, arrest shtëpie? Më fal që jam në arrest shtëpie… përndryshe do të isha tashmë në shtëpinë tuaj!
Ndreca: …saktësisht, edhe unë, por jemi mbyllur tani, përndryshe sapo të hapen rrugët do të zbres… kështu që le ta zgjidhim pak këtë problem, sepse kam dëgjuar shumë gjëra… që as që më pëlqejnë të them të vërtetën, shkruan zëri.
Mazzota: Unë isha një i burgosur Briken! Jo sepse dua të jem!
Ndreca: Po me atë shokun atje, ke dëgjuar gjë A e ka liruar veten? Duhet të zgjidh faktin që kam shumë probleme poshtë në qytetin tim…Dua të kuptoj mos keni thënë ndonjë fjalë gabim.
Por, më pas, Mazzotta i rikthehet historisë të së vëllait dhe fjalëve shumë të ashpra që Briken i tha Alessandro Mazzotta-s në një bisedë që kishin zhvilluar pak muaj më parë.
“Mund t’i kishe shmangur disa fjalë dhe mos t’ja kishe thënë vëllait tim. Se isha në burg… në fund të fundit nuk janë dyqind mijë euro… njëzet mijë euro muti janë. Do ta rregullojmë llogarinë. Pastaj ulemi me kujdes dhe shohim fjalët që janë thënë dhe ato që nuk janë thënë pasi dua të kuptoj nëse ke thënë disa fjalë që nuk janë të mira për vëllain tim. Këto janë gjëra që nuk ekzistojnë…,”-i thotë Mazzotta-Brikenit.
Ndërsa shqiptari iu përgjigj: Të thashë, unë isha më keq se ti… Prita dy muaj, nuk bëra asnjë telefonatë, të gjithë e dinë mirë… mund të flasësh me vjehrrin. Pasquale e di mirë, thashë “Nuk dua të prish miqësinë me Manuelin”!
Grupi në fjalë u shkatërrua vitin e shkuar ku policia italiane kreu 12 arrestime, mes tyre edhe Ndreca pas hetimeve disa mujore.