Nutricionisti: Mungesa e gjumit ju shkurton 12 vite jetë

Altin Joka nutricionist tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se mungesa e gjumit ka pasoja shumë të rëndë për organizmin.

Sipas tij, mungesa e gjumit ul jetëgjatësinë e njeriut me 12 vjet dhe kjo për shkak të prishjes së një sërë ekuilibrash në organizëm që lidhen jo vetëm me sasinë por më shumë me cilësinë e gjumit.

“Sipas revistës prestigjioze “Medicine” u pa se rritet me 4 fish rreziku i vdekjes tek njerëzit që konsumon periodikisht pilulat e gjumit. Ne kemi një gabim të madh, fokusohemi te llogaritja e orëve të gjumit dhe nuk e kuptojmë se e rëndësishme është cilësia e gjumit dhe koha e nisjes së gjumit. Është edhe prodhimi i melatominës që është hormoni kryesor i gjumit që na bie me kalimin e viteve ndaj flemë më pak në moshën e tretë. Në rast se nuk flemë gjumë kemi një ulje të imunitetit, kemi probleme në zorrë, në pastrimin e radikaleve të lira, probleme kardiake. Gjumi është e vetmja kohë kur truri jonë detoksifikohet dhe qetësohet”, tha nutricionisti.