... Nami.al

Nuk e bëri me Shakirën gjatë 12 viteve lidhje! Vendimi i Pique për partneren e re po i habit të gjithë

Futbollisti i famshëm, Gerard Pique dhe partnerja e tij, Clara Chia, po mendojnë që ti japin fund beqarisë.

Mediat e huaja shkruajnë se ky lajm do ti vijë si “bombë”, ish-partneres së tij Shakira, e cila nuk mori një propozim për martesë prej 12 vitesh lidhje me Piquen, me të cilin ndan edhe 2 fëmijë, Sasha dhe Milan.

Dy vite më parë ish-çifti i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare për shkak të tradhtisë së futbollistit me partneren e tij aktuale. Pas ndarjes, Pique konfirmoi lidhjen e tij me Clara Chia Marti, gjë që duket se e lëndoi akoma më shumë këngëtaren kolumbiane.

Por mesa duket këngëtaren e famshme akoma më shumë do ta lëndojë martesa e ish-partnerit, pasi gjatë 12 viteve lidhje këngëtarja nuk mori një propozim të tillë.

Kujtojmë se sot Shakira dhe Pique nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Ylli i pop-it është përfolur shumë herë për lidhje me emra të njohur si Tom Cruise dhe Lewis Hamilton.

Përshkrimi i imazhit