... Nami.al

Kuvend/ Deputetët e Rithemelimit bllokojnë foltoren, kërkojnë rikthimin e Berishës në grupin e PD! Nikolla ndërpret seancën

Gazment Bardhi, në emër të grupit parlamentar të PD kishte kërkuar një mocion me debat.

Mocioni nuk është pranuar nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa në leximin e shkresës ka lënë mënjanë pikën ku flitet për Sali Berishën.

Nikolla: Në shkresë ka një person që është përjashtuar nga grupi me vendim të PD e duhet të futet po me vendim të PD.

Në këto kushte, deputetët e PD u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren. Mes Lindita Nikollës dhe Flamur Nokës pati tension verbal.

Kryeparlamentarja u detyrua të ndërpriste seancën për 5 minuta.

Ndërkohë që jashtë Parlamentit opozita po proteston. Protesta e opozitës vjen pas publikimit të investigimit të dytë të televizionit italian Rai3, për të cilin deputetët e pakicës kërkojnë mocion me debat në Parlament, kërkesë që nuk është futur në seancën e sotme.