... Nami.al

U hodh nga kati i dytë i pallatit, humb jetën gruaja në Fier

Një 65-vjeçare në Fier i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i pallatit ku jetonte.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në lagjen “Apollonia”, Fier.

Dyshohet se viktima, me inicialet Sh. K., e ka ndërmarrë aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Përshkrimi i imazhit