Sot merrni masa para se të dilni nga shtëpia! Ja sa shkojnë temperaturat

Kjo e mërkurë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës.

Pas orëve të mesditës, ato gradualisht do t’ia lënë vendin kthjellimeve dhe temperaturat do të rriten.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 10 deri 30°C, në zonat e ulëta 12 deri 33°C dhe në zonat bregdetare 15 deri 31°C.