Pak javë në krye të bashkisë së Himarës, jep dorëheqjen kryetarja e komanduar, Blerina Bala

Vetëm pak javë në krye të bashkisë së Himarës, kryetarja e komanduar Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen.

Burime bëjnë me dije se Bala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së komanduar në bashkinë e Himarës, një ditë më parë, duke deklaruar se arsyet lidhen me çështje personale.

Kujtojmë se ky vendim vjen pak ditë pasi kreu i qeverisë Edi Rama ishte në Himarë, ku pati edhe një mbledhje me stafin e bashkisë.