... Nami.al

“Në 1 Gusht kampi do të jetë gati”, Meloni: Kursejmë 136 milionë euro!

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, shefja e qeverisë italiane, Giorgia Meloni, tha se qendra e pritjes dhe kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, do të jenë gati të hapen në datën 1 Gusht.

Meloni tha se Italia do të kursejë 136 mijë euro, me ndërtimin e këtyre kampeve në Shqipëri. Meloni ka deklaruar se kostoja që paguan Italia për të gjitha procedurat dhe akomodimin e këtyre emigrantëve është 334 milionë Euro.

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni: Do të ketë edhe një zonë ku do të mbahen emigrantë, ‘të burgosur’, nëse do të kryhen vepra penale. Siguria do të garantohet nga autoritet italiane. Do të jetë e hapur që nga 1 gusht 2024. Ka pasur komente edhe për kohën e ngritjes së strukturës. Na kanë akuzuar që po ngrinim një qendër si Guantanamo, pastaj na kritikuan për vonesa. Jam e bindur që gjërat do të funksionojmë.

Është hapur një fazë e re për menaxhimin e fluksit emigrator. Mund të shërbejë edhe për vende të tjera. Duam të lëmë gjithçka pas krahëve dhe t’u themi që do e realizojmë me sukses. Vonesa prej 2 muajsh është prej terrenit disi të vështirë në Gjadër, por këto qendra do të shërbejnë për problemin që vijon që prej ’91. Nga vendet të quajtura të sigurta, kanë mbërritur në Itali 11 mijë persona. Gjysma prej tyre janë subjekte vulnerabël.

Një garë për sa i përket shpenzimeve të transportit, që arrin 13.5 milionë euro, edhe për sa i përket situatës në Detin e Kuq apo Mesdhe do të shohim mundësinë e trajtimit të këtyre emigrantëve. Jemi të bindur se këto shpenzime nuk duhet të konsiderohen si shpenzime shtesë, sepse edhe në Itali do të kishte kosto.

334 milionë Euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territor kombëtar, këto burime nuk duhet të konsiderohen si burime shtesë. Emigrantët që do të vijnë në Shqipëri, ne mendojmë se elementi kryesor i kësaj marrëveshje është se mund të jetë një mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët të mbërrijnë në brigjet e Europës dhe për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, reduktim të kostove apo shpenzimeve. Kemi arritur edhe një ulje të emigranëtve që kanë mbërritur në brigjet tona. Ne po bëjmë një investim. Me kapacitetin e këtyre qendrave, duke pasur parasysh faktin, atëherë ne në Itali do të kursejmë 136 milionë Euro. Ne jemi mjaft të kënaqshëm në përfundim të punimeve.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje jo vetëm që fuqizohet më tepër marrëdhënia jonë, por shkëmbimi tregtar me Shqipërinë rritet. Shqipëria është vend mike e Italisë dhe BE-së sepse Shqipëria sillet sikur të ishte pjesë anëtare me të drejta të plota të BE dhe i përmbahet të gjitha parimeve. Italia do të jetë dhe është një mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit jo vetëm të Shiqpëri, por edhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

Përshkrimi i imazhit