Digjen 6 automjete të një biznesi makinash me qira në Kamëz

Digjen 6 automjete të një biznesi të makinave me qira në Kamëz. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën “Donald Trump”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.