Meri Shehu bën thirrje: Personat që i përkasin kësaj shenje të bëjnë kujdes…

Astrologjia e njohur, Meri Shehu, ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për çdo shenjë të horoskopit.

Kur i erdhi radha shenjës së Luanit, Meri u shpreh se këtë muaj ata mund të martohen. Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 3” shtoi se personazhet publikë të kësaj shenje duhet të kenë kujdes.

“Luanët favorizohen ose u bëhet një premtim i madh në lidhje me martesën. Mund të ketë Luanë që martohen këtë muaj, pra u realizohet një ëndërr që mund të jetë martesa.

Pavarësisht kësaj, martesa është aty, është e bukur, shumë planetë në Binjakë tentojnë që këta të bëjnë jetë sociale, të bien në sy, të jenë në qendër të vëmendjes, por kemi një vështirësi përsa i përket jetës së tyre sociale, një çështje që iu del jashtë kontrollit, ndonjë lëvizje jo e mirë, ndonjë thashethem.

Gjëra të tilla që duhet të bëjnë kujdes ata që bëjnë jetë publike ose kanë çfarë të humbin nga jeta publike, që janë Luan. Ata që kanë marrëdhënie publike të rëndësishme duhet të kenë kujdes nga skandalet dhe një çështje ekonomike që mund të mos shkojë ashtu siç duhet”-tha Meri Shehu.