... Nami.al

“Jena shqiptarë vëllai”, Egla i kërkon Julit ta marrë në telefon! Tregon batutën që i tha kur u rrëzua: Më rrinte nga sipër dhe…

Elga Ceno, fituese e Big Brother Vip 3, ka qenë sot e ftuar e veçantë e emisionit Fiks Fare.

Gjatë një bisede plot batuta me dy moderatorët, Egla ka zbuluar edhe një detaj nga incidenti që pësoi pasi u rrëzua gjatë festës.

Ajo tha se Julian Deda është ai që duhet ta telefonojë, pasi ajo është e sëmurë. Egla zbuloi edhe batutën që Juli i kishte thënë pasi e pa të shtrirë në tokë teksa ishte rrëzuar.

“O lul, se ashtu e quaj unë Julin, jena shqiptarë vëllai. Merret i sëmuri në telefon, si e ke kërbishten. Unë rashë dhe sipër kisha fytyrën e Julit i shqetësuar, dhe kur më vjen një batutë, duke më pa nga lart “kështu është kur e merr Big-un me hile” më tha”, tregoi Egla.

Ajo krahasoi edhe banorët e Big Brother Vip me politikanët shqiptarë, duke nënkuptuar se vetë është si Edi Rama.

“Po të futesha në politikë, Edi Rama nga banorët nuk ishte aty. Për Lul kishte, Bashë nuk kishte. Luli ishte Rikja, janë të bukur të dy. Monika Kryeadhi, është Meritoni, shumë këmbëngulës. Berisha mund të ishte Ilnisam me atë staturë. Ilir Meta mund të ishte Gaz shtriga”, tha Egla.

Përshkrimi i imazhit