
...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur tre ditë bojkot të proceseve gjyqësore në të gjithë vendin, në sensibilizim me kolegun e tyre të dhunuar barbarisht një javë më parë në Tiranë, Sokol Mëngjesi.
Kryetari Maks Haxhia në një deklaratë për media dënoi sulmin ndaj avokatit Mëngjesi.
“Të nderuar kolegë dua t’ju informoj së pari në lidhje me gjendjen shëndetësore të kolegut tonë. Dje është çuar me një avion ambulancë në Greqi në një klinikë të specializuar në Greqi. Me të mbërritur u informova që parametrat shëndetësoire i ka në kuotat e mira shëndetësore.
Natyrisht trajtimi do të vazhdojë pasi duhen ditë që ai të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma artificiale, për shkak të dëmtimeve që ka në sistemit nervor dhe kryesisht në endemat, të cilat janë shumë të rrezikshme në jetën e njeriut kur pëson trauma të tilla. Duke i uruar shërim të shpejtë të vijë sa më parë në mesin tonë, të ketë jetën e vetë, por dhe për familjen, për t’u minimizohet stresi i atij dhe i familjes”, tha Haxhia.
Haxhia kritikoi edhe reformën në drejtësi, duke thënë se ka sjellë një sërë problemesh për avokatët, ndër to edhe stigmatizimi i tyre.
“Reforma në drejtësi paraqiti një sërë problemesh. Reforma nuk është ajo që kemi dashur dhe prisnim të shihnin, për të realizuar drejtësi të pandashme, jo drejtësi diskriminuese veçanërisht ndaj avokatëve. I bëj thirrje politikës të heqë dorë nga tipizimi i avokatëve, si avokatë të kriminelëve”, u shpreh ai.