... Nami.al

DASH: E vetmja gjë që pengon një armëpushim të menjëhershëm është Hamas

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller tha se propozimi për një armëpushim në Gaza i paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden ishte “pothuajse identik me atë që Hamasi tha se do të pranonte vetëm disa javë më parë” dhe shtoi se “e vetmja gjë që pengon një armëpushim të menjëhershëm është Hamasi”.

Ai shtoi se SHBA dhe ndërmjetësuesit e tjerë “nuk kanë marrë ende një përgjigje zyrtare për propozimin nga grupi militant”.

“Bota duhet ta dijë, populli palestinez duhet ta dijë, se e vetmja gjë që pengon një armëpushim të menjëhershëm është Hamasi”, tha Miller, sipas ABC news.

Ndërkohë, udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) mbështetën planin për një armëpushim në Rripin e Gazës, të paraqitur nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Përshkrimi i imazhit