U denoncua nga njerka për dhunë ndaj saj, gjykata lë në burg djalin e Nehat Kullës, zbulohet sherri për pronën

Gjykata e Tiranës caktoi arrest në burg për Robert Kullën, djalin e Nehat Kullës.

Ai u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij.

Në seancën e kësaj të hëne, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babit të tij është civil, që lidhet me pronësinë e banesës, ku të dy pretendojnë pronësinë, pas vdekjes së Nehat Kullës.

Robert Kulla e kërkon si trashëgimtar dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit.

Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit nga bashkëshortja e Nehat Kullës.