Tronditëse! Nënë e bijë humbin jetën në aksident, kamioni zuri poshtë mjetin e tyre (FOTO)

Një grua 42 vjeç dhe një fëmijë 3 vjeçar (nënë e bijë) kanë humbur jetën sot rreth orës 10:50 në një aksident trafiku në rrugën Dragash-Zhur.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren dhe në QKUK.

“Më datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar emergjenca e QKUK-ës në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonale e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pa jetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 në ndalim policor me urdhër të prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftim.