Rama reagon pas reportazhit të ri të Rai3: U mbars mali e polli një mi…!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas reportazhit të fundit të emisionit “Report” në RAI 3.

Permes nje postimi ne rrjetet sociale, Rama shigjeton emisionin dhe kritikët ndaj tij.

“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush” – shkroi Rama në Twitter.