Mozziku dhe vajza e politikanit të njohur në një lidhje! Detaji që trazoi rrjetin

Artisti i njohur, Mozzik, prej disa ditësh po flitet se është në një lidhje të re dashurie me Lotina Hazirin, vajzën bukuroshe të deputetit kosovar, Lutfi Haziri.

Ndonëse kjo gjë nuk është konfirmuar nga dyshja, ata kanë lënë të kuptohen me disa veprime.

Një tjetër detaj së fundmi ishte se kanë pozuar nga i njëjti vend, për të kompletuar më shumë këto thashetheme.

Kjo duket se është lidhja e parë publike e këngëtarit pas ndarjes nga Loredana Zefi.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse ata do të publikojnë me fotografi të përbashkëta.

Mozzik dhe Loredana theksojmë që kanë bashkë një vajzë të quajtur, Hana.