
...
Manjati i medias miliarderi, Rupert Murdoch, është martuar për herë të pestë, këtë herë me biologen molekulare në pension Elena Zhukova.
93-vjeçari u martua me 67-vjeçaren Zhukova të dielën në vilën e tij “Moraga” në Kaliforni. Fotot e publikuara nga The Sun, tabloidi britanik në pronësi të Murdoch, treguan çiftin duke buzëqeshur pranë njëri-tjetrit ndërsa Murdoch mbante një kravatë të verdhë ndërsa Zhukova kishte veshur një fustan të bardhë me mëngë të gjata.
Dasma e pestë e Murdoch vjen pak më shumë se një vit pasi u shfaqën raporte prillin e kaluar se ai ishte në lidhje me Zhukovan, katër muaj pasi i dha fund fejesës së tij dy-javore me Ann Lesley Smith, një prezantuese konservatore radiofonike 67-vjeçare.
Murdoch u takua me Zhukova-n përmes një takimi të madh familjar të organizuar nga ish-gruaja e tij e tretë, Wendi Deng, me të cilën ai ishte i martuar për 14 vjet para divorcit të tyre në 2013 .
Vajza e saj 42-vjeçare, Dasha Zhukova, është një koleksioniste arti dhe filantropiste ruso-amerikane, e cila ishte martuar më parë me Roman Abramovich, një oligark rus dhe ish-pronar i klubit të futbollit në Premier League, Chelsea.
Murdoch u divorcua nga gruaja e tij e katërt, aktorja dhe modelja 67-vjeçare Jerry Hall, në vitin 2022. Hall me sa duket po priste të takonte Murdoch-un në shtëpinë e tyre në Oxfordshire, kur ajo mori një email nga ai që gjoja thoshte: “Jerry, fatkeqësisht kam vendosur të t’i japim fund martesës sonë… Sigurisht që kemi pasur disa momente të mira, por kam shumë për të bërë. Avokati im në Nju Jork do të kontaktojë me tuajin menjëherë.”
Shtatorin e kaluar, pas një karriere shtatë dekadash të drejtimit të një perandorie mediatike, Murdoch dha dorëheqjen si kryetar i Fox dhe Neës Corp.
Kompania e Murdoch dhe me bazë në Nju Jork Neës Corp zotëron qindra media dixhitale lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Ëall Street Journal, Fox News dhe Sky Neës Australia, si dhe botuesin e librave HarperCollins.
Sipas Forbes, pasuria neto e Murdoch është afërsisht 19.5 miliardë dollarë.