
...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Korçë.
Nazmi Pane ka qëlluar me thikë djalin e tij Gjergj Pane. Mësohet se babai ka qenë në gjendje të dehur.
Ngjarja ndodhi në lagjen 10 të qytetit të Korçës, që njihet ndryshe edhe si “lagjja e francezëve”.
Nga të dhënat paraprake mësohet se djali ka pësuar plagë në dorë.
Nga hetimet e para mësohet se burri tentoi të godiste bashkëshorten dhe ka ndërhyrë djali për të parandaluar krimin. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.