E hëna nis me mot përvëlues, temperaturat kapin vlera ekstreme

Vendi ynë do të përfshihet nga një moti i kthellët dhe i nxehtë këtë të hënë.

Sipas MeteoAlb, orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por pas-mesditës priten kalim i vranësirave; si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën malore Lindore.

Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin; të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.