Detaje nga plagosja e biznesmenit në Himarë, kush është 45-vjeçari që ra nga kati i dytë i banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në Himarë.

Biznesmeni Nikollaq Bollano është gjetur i plagosur rëndë në rrugë. 45-vjeçari është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës.

Mësohet nga policia se 52-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.