U dhunua me sende të forta, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e njëjta, teksa ai mbetet në të njëjtat parametra.

Mëngjesi vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion.

Përgjatë kësaj kohe avokatit po i bëhen ekzaminime herë pas herë për të parë gjendjen e tij.

Kujtojmë se prej disa ditësh Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi një grup të rinjsh e dhunuan me mjete të forta në kryeqytet.