... Nami.al

Ndahet nga jeta babai i deputetes Albana Vokshi, mesazhi prekës: Shembull i dashurisë!

Është ndarë sot nga jeta babai i deputetes demokrate, Albana Vokshi.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Vokshi në një njoftim në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Sadik Vokshi.

Shembull i përkushtimit dhe dashurisë për familjen. Kujtimet, mësimet, dashuria e tij do të mbeten përgjithmonë me ne.

Pusho në paqe, bab!

Përcjellja për në Tufinë bëhet në orën 15:00 nga shtepia funerale “Parajsa”, te Rruga Kavajës, ish NSHRAKu”, shkruan Vokshi.

Përshkrimi i imazhit