... Nami.al

EMRI/ Punëtori bie nga lartësia, niset me helikopter drejt Traumës në gjendje të rëndë!

Një punëtor 62-vjeçar është plagosur rëndë teksa punonte në një kantier ndërtimi.

Servet Ziflaj ka rënë nga lartësia teksa punonte dhe si pasojë e plagëve të rënda është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë (1 qershor), ku fillimisht 62-vjeçari është paraqitur në spitalin e Sarandës.

Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma.

Përshkrimi i imazhit