“Vëllai ua mbajti të fshehtë”, habit Liami: Qëndrova në koma për një vit e gjysmë, prindërit e mi e morën vesh nga BBV3

Liam Mandiaro i ftuar në “S’e luan topi” ka treguar për një ngjarje të rëndë që ka përjetuar disa vite më parë.

Bëhet fjalë për një aksident me kolegen e tij nga i cili qëndroi në koma për më shumë se një vit dhe vëllai i tij arriti t’ia mbante të fshehtë familjarëve të tij që jetojnë në Shqipëri duke i gënjyer.

Erjona Rusi: Çfarë të kujtohet?

Liam Mandiaro: Më kujtohet që më ka ardhur një maune dhe ka marrë makinë para dhe më pas nuk më kujtohet asnjë gjë derisa unë mbas 16 muajsh. 1 vit e gjysmë në koma.

Erjona Rusi: Një vit e gjysmë në koma dhe familja jote nuk dinte asnjë gjë.

Liam Mandiaro: Këtë pjesë e ka menaxhuar vëllai im aq mirë sa…

Erjola Rusi: Po si ka mundësi?

Liam Mandiaro: As unë nuk e di, tani që kjo pjesë ka dalë në Top Channel tek BBV3. Ia kam thënë pak Gracianos, por nuk desha ta prekja fare atë temë sepse kisha frikën e prindërve. Nuk dinin asnjë gjë. Tani e morën me aq shumë lehtësi ose nga shoku ose ka kaluar shumë kohë. Prindërit e mi thonë si ka mundësi që ne nuk kemi kërkuar më tepër nga vëllai në atë kohë. Vëllai i kishe thënë që ai është në punë me tre turne, nuk flet dot, andej këndej. Tani jam shumë mirë, edhe nga ana mentale jam shumë mirë.

Erjona Rusi: Çfarë përjetove pas 16 muaj në koma, çfarë mendove?

Liam Mandiaro: E vetmja gjë që mbaj mend është që ishte një buton për të ardhur ndihmë, e kam shtypur, ka ardhur infermierja dhe gjëja e parë që e kam pyetur është sa është ora dhe ku jam. Kur më thanë që ka kaluar një vit e ca që ke qenë në koma, aty kam filluar të qaj, e pastaj është thirrur vëllai, shoqja e vëllait, shoqëria ime. Unë isha njeriu më i lumtur në ato momente që isha gjallë. Kur isha në koma kam dëgjuar vetëm hapa që mund të kenë qenë hapat e infermierëve.