... Nami.al

Bastisje në Leposaviç, gjenden në një banesë uniforma të policisë së Serbisë

Policia e Kosovës ka kryer të premtën pasdite një bastisje në fshatin Isev i poshtëm të Leposaviçit.

Aksionin e bastisjes e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Gjatë kësaj bastisjeje mësohet se njësitë policore në një shtëpi ta pabanuar kanë gjetur uniforma policie.

Zëvendësdrejtori Elshani ka thënë janë gjetur rreth 20 uniforma të policisë së Serbisë dhe dy këmisha të Policisë së Kosovës.

“Nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Përshkrimi i imazhit