... Nami.al

Avokati në luftë pér jetën, jepet sot masa për 2 të arrestuarit; 3 agresorët e tjerë ende në kërkim

Zhvillohet sot seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj dhunuesve të avokatit Sokol Mëngjesi.

Prokuroria kërkon arrest me burg për Dritan Nanon i arrestuar si organizator si dhe për dhëndrin e tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.

Për Drivald Aliaj, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç u vetëdorëzua pas ngjarjes së rëndë duke dhënë dëshmi që faktoi edhe më shumë dyshimet e policisë, se pas dhunës fshihet Dritan Nano.

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit.

Marrëveshja mes palëve (trashëgimtarëve dhe avokatit) është për të përfituar një përqindje të caktuar të pronës së fituar më gjyq, pra jo pagesë, por pjesë e pronës.

Përshkrimi i imazhit