Përfundojnë punimet në Urgjencën e QSUT, ja kur rikthehet në funksion për pacientët

Punimet kanë përfunduar në Urgjencën e Re në QSUT, e cila u përfshi nga zjarri në datën 11 shkurt.

Nga sot dhomat në pavion që ishin jashtë shërbimi, janë rikthyer në funksion për pritjen e pacienteve, pasi janë instaluar dritat.

Ndërkohë po kryhen testime për rikthimin e plotë të shërbimit të sigurt për qytetarët, që pritet në javën e parë të qershorit.