Vetëmbytja e nënës me 3 fëmijët në Bunë, Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin me burg për Erdgys Arrazin

Gjykata e Apelit ka vendosur masën e arrestit me burg për Ergys Arrazin, bashkëshortin e 39-vjeçares që u vetëflijua së bashku me fëmijët. Arrazi akuzohet nga Gjykata për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. Arrazi dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij dhe të fëmijëve të çiftit.

Nëna Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj janë mbytur në lumin Buna, për shkak të dhunës barbare që këta pësonin nga bashkëshorti dhe babai Ergus Arrazi. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.

Fillimisht u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, më pas i vajzës së dytë, ndërkohë që më pas është gjetur dhe trupi i djalit dhe i nënës 39-vjeçare Alma Arrazi.

Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.