PS miraton e vetme ngritjen e komisionit të posaçëm për të luftuar vetë korrupsionin

PS ka miratuar në Kuvend me 74 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Duket ironike, por është e vërtetë.

PS angazhohet kështu të luftojë korrupsionin e vetvetes në qeverisjen qëndrore dhe lokale.

Dyshimet janë se përmes këtij komisioni mazhoranca mund të inicojë ndryshime që prekin reformën në drejtësi.