
...
Lidhur me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditë djeshme ka dalë dhe një pjesë nga dëshmia e njërit prej autorëve, kokretisht e Dorian Aliajt. Ky i fundit ka deklaruar se ata kanë shkuar për t’i dhënë një mesazh avokatit, Ai ka shtuar se nuk e kanë menduar se do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda.
“Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda”, ka deklaruar Dorian Alia.
Nga ana tjetër, policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes ku u zbulua se kjo ndodhi pasi avokati ishte mbrojtës i një pale që ka fituar gjyqin në Apel për një truall, dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk pranoi të zbatonte kontratën e të paguante avokatin.