
...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Petrelë të Tiranës.
Një 64-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa policia thotë se sipas dëshmisë së familjarëve, shkak është bërë tërheqja nga një kafshë.
“Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia e Tiranës.