Dhunoi të dashurin e të bijës në spitalin e Durrësit, arrestohet babai dhe dy të afërm

Gjykata e Durrësit cakton masën arrest me burg për tre persona pasi në spitalin e Durrësit kanë dhunuar një 32-vjeçar. Mësohet se këta persona akuzohen për veprat penale kundërshtimi i punonjësve të Policisë si dhe plagosje e lehtë me dashje.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të një lidhjeje dashurie mes të plagosurit dhe vajzës së njërit prej autorëve. Babai i vajzës dhe të afërmit e tij kanë ndjekur 32-vjeçarin dhe e kanë goditur në spitalin e Durrësit me grushte në kokë dhe trup.

Sipas dëshmisë së të plagosurit ai pranon se familja e vajzës nuk ka pranuar lidhjen e tyre, dhe se babai i vajzës e ka kërcënuar me jetë nëse nuk largohej nga Durrësi duke i thënë se do ta vriste bashkë me të bijën.