... Nami.al

VIDEO/ Grushte e leva hekuri kokës! Momenti kur dhunohet barbarisht avokati

Janë publikuar pamjet e momentit të dhunimit barbar të avokatit Sokol Mëngjesi në mes të Tiranës mëngjesin e së mërkurës.

Sipas një videoje të publikuar nga Syri Tv, duket se avokati po qëndronte në këmbë në hyrjen e kopshtit, pasi kishte lënë djalin kur është sulmuar nga tre persona të cilët e kanë goditur befasisht duke e rrëzuar në tokë.

Më pas ata e kanë qëlluar me shkelma e sende të tjera dhe janë larguar me vrap duke e lënë avokatin pa ndjenja në tokë.

Në videon më poshtë shihet se si alarmohen qytetarët e pranishëm. Për këtë ngjarje policia shpalli në kërkim 3 persona, njëri prej të cilëve u vetëdorëzua.

Përshkrimi i imazhit