U dhunua në zonën e ish-Bllokut, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit Mëngjesi

Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, aty ku avokati ka shtëpinë.

Ndërkohë, mësohet se Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencën. Duke iu referuar bluzave të bardha, gjendja e tij paraqitet stabël.

Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes.