Tonin Vocaj: Autorët e sulmit të avokatit Mëngjesi kanë lidhje krushqie me njëri tjetrin

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencë për median deklaroi se është vetëdorëzuar një nga autorët, Dorian Alia.

Sipas Vocajt, autorët nuk janë të paguar, por ata kanë lidhje krushqie me njëri-tjetrin.

“Autorët nuk janë të paguar por autorët janë në lidhje krushqie me njëri tjetrin. Janë takuar një muaj më para, para se të ndodhte ngjarja dhe janë konsultuar për ngjarje” tha Vocaj.

Vocaj sqaroi edhe itinerari që ndoqën autorët pas ngjarjes: “Pas ngjarjes, autorët janë ndarë dhe kanë lëvizur në dy drejtime. Njeri ka lëvizur me një Audi, ndërsa autorët e tjerë kanë marrë një taksi dhe kanë shkuar në zonën e Astriti”.