... Nami.al

Rama thirrje BE-së: Ka ardhur koha që të ndërtojmë një NATO për Arsimin

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të kërkurë në Konferencëm Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë, e cila po mbahet në Tiranë.

Përballë përfaqësuesve nga Bashkimi Evropian, Rama hodhi idenë për krijimin e një organizate ndërkombëtare të ngjashme si NATO, por me fokus kryesor arsimin.

Shefi i qeverisë tha se vlerat demokratike po kërcënohen gjithnjë e më shumë nga forca ekstremiste, ndaj duhet përgatitur një brez i ri që në të ardhmen t’u bëjë ballë këtyre forcave dhe të mbështesë vlerat e demokracisë liberale.

“Ajo që do të them unë do të merret nga shumë veta si provokim, por unë mendoj se ka ardhur koha që ne të ndërtojmë një NATO për arsimin.Na duhet një organizatë e ngjashme si NATO, por për arsimin. Ajo që shikojmë akoma më shumë është se urrejtja dhe mosrënia dakord për instiitucionet demokratike po shtohet gjithmonë e më shumë në të gjitha cepat e globit. Bazohet në një sistem që e ushqen këtë gjë. Nuk jam i sigurt nëse sistemi ynë i rezistencës ndaj kësaj gjëje është i njëjtë si ai që të përdorimin krenarinë që ne kemi apo përkushtimin e të rinjve për vlerat demokratike. Nëse në imagjinatën tonë do të mund të mendonim për konfrontime të brezave të rinj nga të dyja krahët druaj se brezi ynë është më i papërgatitur për t’i ballë palës tjetër, në rast se do të vinte puna për të luftuar për vlerat që ka bota jonë dhe ne kemi punuar fortë dhe që po sfidohen nga forca në rritje. Ne duhet të vendosim se si do ta trajtojmë të shkuarën dhe të ardhmen”, tha Rama.

Përshkrimi i imazhit