
...
Ish-banorët e Big Brother Vip 3 janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të marte në studion e spektaklit për të diskutuar mbi eksperiencën 4-mujore në shtëpi.
Mirëpo jo gjithçka ka shkuar mirë. Romeo Veshaj ka refuzuar ftesën për të qenë i pranishëm mbrëmjen e sotme. Ledion Liço tha se Romeo nuk i është përgjigjur ftesës, për arsye që s’dihen. Gjithashtu Sara Gjordeni mungon pasi është shtatzënë.
Kujtojmë se Romeo mungoi edhe gjatë festës kur banorët u mblodhën në natën pas përfundimit të spektaklit.
Ndërsa të pranishme në studio, por me probleme shëndetësore janë Heidi Baçi dhe Egla Ceno.
Heidi është shfaqur sërish me syze dielli, duke kërkuar edhe ndjesë.
“Së pari doja të kërkoja ndjesë publike për syzet pasi kam një problem shëndetësor”, tha ajo.
Ndërsa Egla mesa duket është rrëzuar. Ajo tha se ka vrarë kërbishtin.
“Tani po e mbaj veten, po rezistoj, sapo të mbaroj do të shkoj për një check të kërbishtes por jam “ok””, tha Egla.
Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze për fituesen dhe finalisten e BBV3.