Rama më 26 maj në Milano, zbulon se ku do të mbahet takimi i radhës me emigrantët shqiptarë

Kryeministri, Edi Rama për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka njoftuar takimin e radhës në kuadër të turit të takimeve me diasporën. Për mes një foto Rama ka zbuluar se takimi i radhës do te mbahet në Milano.

Ai më tej shkruan se më datë 26 maj do të jetë në Milano për të zhvilluar një takim me shqiptarët e Italisë në Viale Gabardi në orën 11:00.

“SË SHPEJTI, 26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano *Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan ai.