
...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për deklaratën e zv.kryeministrit serb, Aleksander Vulin, se “Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe”.
Me gazetarët pas Samitit të Kotorit BE-Ballkani Perëndimor, Rama ka ironizuar Vulin duke thënë se fytyra e tij nuk ka nevojë për komente lidhur edhe me deklaratat e tij.
”Një njëri i mençur ka thënë se pas të 40-ve cdo njëri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që e ka thënë, mendoj se nuk meriton asnjë koment”, tha Rama.
Vulin komentoi vizitën e Ramës me shqiptarët që jetojnë në Athinë dhe tha se ky ishte promovim i Shqipërisë së Madhe.
“Shqipëria e madhe mund te ndalet vetëm nga serbet dhe bota serbe, por gjithashtu edhe nga greket; te dashurit greke mendoni për këtë”, tha Aleksandër Vulin zv/kryeministëri i Serbisë.