... Nami.al

“Keni ngrënë dreka dhe darka jashtë”, a e ka mik Jul Deda babain e Heidit? Deklarata e fortë: I dha fjalën që do kujdeset për…

Françeska Murati duket se është e bindur se Julian Deda dhe babai i Heidi Bacit, njihen jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.

Teksa aktori ishte i shtrirë në krevatin e tij, pranë i shkon Françeska që i thotë se para që të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, babai i Heidit dhe Juli janë takuar.

Madje ajo shtoi se Juli i ka dhënë fjalën Gentit që do të kujdeset për Heidin.

Sipas Françeskës, kjo është arsyeja që Juli e ka mbrojtur Heidin që ditën e parë në këtë reality show, megjithëse një gjë e tillë u mohua nga ana e banorit.

Në një moment mes bisedës ndërhyn Heidi, e cila me ironi i thotë Françeskës që ajo dhe Juli njihen nga jashtë dhe ky i fundit ka ngrënë disa herë dreka e darka te shtëpia e saj në Itali.

“A e sheh se ju zbulova”, tha Françeska. “Po pse Bac, ta kishe thënë të shtunën”, u shpreh aktori duke ironizuar me Françeskën.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Është akoma ajo teoria që Juli njeh babain tim?

Françeska: Po, pranoje Heidi

Heidi: Tani Jul ta themi se…

Jui: Jo prit edhe pak t’a zbulojë

Heidi: Po njihemi

Françeska: A e sheh se ju zbulova

Juli: Po pse Bac, ta kishe thënë të shtunën

Heidi: Ti ke ngrënë dreka e darka te shtëpia ime në Itali

Përshkrimi i imazhit