Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” në arrati/ RENEA ushtron kontrolle të befasishme në disa banesa

Autoritet vijojnë kërkimet për kapjen e 23-vjeçarit Azgan Mërnicës, që vrau efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalina, pas një konflikti të çastit. Bëhet me dije se forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme në disa banesa.

Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Autori vijon arratinë ndërsa dje policia njoftoi se një person që kishte ngjashmëri të mëdha fizike me të vrasësit ishte parë në Gjirokastër. Policia pretendon se Azgan Mërnica nuk ka dalë nga asnjë kufi shtetëror, duke iu referuar sistemit TIMS.

Sipas të dhënave të nënës së tij, personit që ka qenë me të në makinë në momentin që ka kryer krimin e rëndë, mësohet se ai e ka çuar te shtëpia e dajës së tij dhe e ka lënë aty, duke lënë në makinë edhe telefonin, një mundësi për ta gjurmuar.