E rëndë në Itali/ Shqiptari përplas me furgon gruan shtatzënë, e dërgon në spital dhe arratiset

Një aksident është regjistruar së fundmi në Itali, ku protagonist është një i ri shqiptar. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari 36-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka përplasur me furgon një grua shtatzënë teksa kjo e fundit ishte duke kaluar rrugën.

Pas aksidentit ai e ka dërguar gruan drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar me nxitim.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se shqiptari, banues në Macerata është përfshirë në një tjetër aksident mbrëmjen e 1 Majit në “Via Roma”. Ai është lokalizuar dhe arrestuar nga policia, dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.