Zjarret në Kanada, evakuuohen mbi 3500 banorë, si paraqitet situata

Zjarret që kanë përfshirë së fundmi Kanadanë perëndimore kanë detyruar mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuuohen.

Kryetari i Bashkisë Rajonale të North Rockies, Rob Fraser, në një intervistë televizive tha se deri më tani rreth 3,500 banorë janë detyruar të largohen, 400 kilometra më në jug.

Ndërkohë sipas administratës federale vendase, sezoni i zjarreve, i cili filloi më herët se zakonisht, pritet të jetë i vështirë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Në provincën fqinje të Albertës, 43 vatra zjarri ishin aktive, teksa flakët kanë shkrumbuar hapësira të konsiderueshme toke dhe banesa.

Autoritetet vendase thanë se pritej që aktiviteti i zjarrit të mbetet i ulët në vazhdim për shkak të parashikimit të motit me reshje shiu duke filluar nga dita e sotme. Në vitin 2023, Kanadaja përjetoi sezonin më të keq të zjarreve në historinë e saj.

Zjarret, që përfshinë vendin nga lindja në perëndim, dogjën 150 milionë hektarë, morën jetën e tetë zjarrfikësve.