... Nami.al

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e ardhshme

Seanca paraprake ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka përfunduar këtë të hënë.

Seanca e ardhshme gjyqësore ndaj tij do të mbahet më 3 qershor ora 9:00, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Beqaj kërkoi kohë të njihej me aktet.

“Nuk na është vënë në dispozicion e gjithë dosja”, tha ai.

Kujtojmë se ish-ministri mori sot në mënyrë elektronike, nëpërmjet një USB-je të gjithë fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij, më 24 prill.

SPAK zbatoi vendimin e GJKKO-së, që një javë më parë e urdhëroi t’i vendosë aktet elektronikisht Beqajt dhe të akuzuarve të tjerë.

Ish-ministri i Shëndetësisë është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Përshkrimi i imazhit