... Nami.al

Gjendet një trup i pajetë anës lumit Vjosa, dyshimet e para

Një trup i pajetë është gjendur anës limit të Vjosës mbrëmjen e djeshme, 12 maj. Identiteti i personit ende nuk bëhet me dije, ndërsa mendohet që ai të jetë rreth 65-vjeç.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, por policia është duke hetuar lidhur me ngjarjen. Trupi i pajetë është parë nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar policia e Vlorës, e cila ka bërë këqyrjen e vendit.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Mifolit në fshatin Fitore, një zonë ku peshkojnë peshkatarët.

Përshkrimi i imazhit