... Nami.al

Dosja “Xibraka”, Bardhi kërkesë në SPAK: Më caktoni ditë tjetër për deklarimet

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ditën e sotme ka dërguar një kërkesë në SPAK në lidhje me deklarimin e tij për dosjen “Xibraka”.

Ai ka kërkuar datë tjetër për të dhënë deklarime si person në dijeni lidhur me dosjen “Xibraka”, ku kërkoi riçeljen e fraksionit të pushuar.

Bardhi është thirrur të mërkurën e 15 majit, por përmes një shkrese ka vënë në dijeni SPAK se ka një axhendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkon të pyetet të hënën ose të martën (sot ose neser) apo në një datë dhe orë tjetër pas 23 majit.

Mësohet se Bardhi mesditën 15 majit do të shkojë drejt Berlinit, për shkak të një agjende të paracaktuar disa ditë më parë për takime me zyrtarë të lartë në Bundestag. Pas takimeve në Berlin, Bardhi do të udhëtojë drejt Londrës.

Përshkrimi i imazhit