Rama emocionon emigrantët në Greqi: Gjakosët duart me punët më të rënda, u shtypët nga arroganca e fqinjit të pasur

Kryeministri Rama nga Athina foli për kohën kur shqiptarët emigrantët në Athinë dhe vuajtjet me të cilat janë përballur.

Por Rama tha se ata luftuan dhe ia dolën duke u thënë se “Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve”

“Grekët dhe shqiptarët të binden se fatet tona janë te pandashme. Të binden se nuk mund t’i gjejë përgjigjet e së ardhmes tek e shkuara por tek e sotmja, tek fatet e lidhurave të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë, me dhe greket e Greqisë.

Ju erdhët në këtë djep të civilizimit të vjetër të Greqisë së lashtë, për të ikur gërmadhave të regjimit komunist. Kapërcyet male, fjet nëpër stola rrugësh, dolët pa dalë drita, për të pritur nëpër sheshe, si kuajt, në pazarin e gjësë së gjallë, afendikonjtë që ju merrnin për një punë të zezë krahu, dërmuat kurrizin dhe gjakosët duart me punët më të rënda. U përballët me gjithfarë shtypjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur nga komshinjtë e pasur, bëtë 2-3 punë nga ditët që nuk mbaronte, duke ngrënë një vakt në ditë, por jetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit 20. Ju shkulën nga shtëpitë me rrobat e trupit, si në filmat e vjetër.

Shumë prek jush ndërruat emrat që u kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruat fëmijët në shkollë, ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijët të mbytje në lot se kishte dalë me i miri në shkollë por nuk u dha e drejta e ceremonisë së flamurit, faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dy krenare. Por, ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuar kurrë dhe triumfuat. Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi në këtë qiell por asnjë fuqi dhe padrejtësi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu. Hap pas hapi ju dolët nga errësira e mbijetesës si rezidentë të damkosur të këtij vendi në dritën e jetës si qytetarë të barabartë të këtij shteti. Me vlerat tuaja të fjalës së dhënë, të punës së mbaruar ju artritet të mos jeni më tëhuaj në këtë vend.

Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë greke, duke fituar respektin e punëdhënësit, besimin e fqinjit dhe dinjitetin e njeriut. Ju erdhët luftuar dhe fituat. Mos e harroni kurrë me ligj dhe me zakon Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë. Ju sot keni këtu shtëpitë tuaja dyqanet, bizneset, fëmijë të mirëshkolluar në sistemin arsimor të Greqisë, keni rrethin tuja miqësor, ku greku e shqiptari nuk dallohen më. Kontributi juaj në ekonominë greke me punën e ndershme dhe taksat që paguani, e ndërkohë ju ktheheni gjithnjë e më shpesh në shtëpitë tuaj në Shqipëri, ku keni mbajtur gjithë këto vite prindërit e moshuar”, tha Rama.