Mes protestave e polemikave të shumta, Zvicra rrëmben trofeun e Eurovision 2024

Zvicra ka fituar Eurovisionin për vitin 2024. Përfaqësuar nga Nemo, një muzikant i njohur në Zvicër, kënga me titullin “Kodi” kombinon tri zhanre – opera, rap dhe drum’n’bass. Vendin e dytë e ka marrë kënga e Kroacisë “Rim Tim Tagi Dim”, ndërsa Ukraina është pozicionuar në vend të tretë.

Finalja e Eurovisionit këtë vit është shoqëruar me shumë polemika pas pjesëmarrjes së Izraelit në këtë festival muzikor. Protesta të shumta e kanë shoqëruar këtë eveniment. Mijëra vetë në Malmoe kërkuan këto ditë përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza. Ndërkohë kujtojmë që Shqipëria me këngën “Titan” të Besës nuk arriti të kualifikohej në finale.

Eurovizioni këtë vit u mbajt në Malmo të Suedisë pasi Loreen vitin e kaluar fitoi me këngën ‘Tattoo’. Kjo artiste edhe në vitin 2012 i solli fitoren Suedisë me këngën ‘Euphoria’, duke u bërë artistja e dytë në historinë e festivalit që fitoi dy herë.