...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shëngjin ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e punës. Viktima i cili po punonte pranë një objekti në ndërtim e sipër është identifikuar si Preng Gjoni.
Ai dyshohet se është rrëzuar dhe një objekt i ka rënë në kokë duke i dhënë goditje fatale, pasi ka ndërruar jetë menjëherë. Gjoni u dërgua në spital me makinë private dhe pasi e kanë lënë viktimën janë larguar menjëherë nga spitali. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton në lidhje më këtë ngjarje tragjike.
Dy ditë më parë, 28-vjeçari Emiljano Frroku humbi jetën në vendin e punës. I riu që punonte i pasiguruar ra nga kati i nëntë që po ndërtohej pa leje në një pallat.